Qëllojmë në shenjë
Mblidhni topat që keni në shtëpi ose lodrat e vogla, por mund të bëni edhe disa topa me letra.
– Vendosni një kosh ose shportë në fund të dhomës.
– Mund ta vendosni edhe një qese ose çfarëdo që keni në shtëpi e që e luan rolin e një shporte.
– Nga një largësi fëmijët i hedhin topat ose lodrat në shportë. Ata përpiqen disa herë deri sa t’i hedhin të gjitha.
– Vështirësojeni lojën duke e zvogëluar shportën ose duke përdorur topa më të mëdhenj.
– Ju mund të përdorni edhe jastëkë të vegjël.
– Jepini lojës pak karakter garues dhe do të shihni që ata do të përpiqen të fitojnë.
– Ju mund ta vendosni shportën më afër dhe fëmijët ta gjuajnë topin me këmbë për ta hedhur në të.
– Po ashtu ju mund të vendosni një gotë ose një tas plastik në tavolinë dhe fëmijët mund të hedhin në të kapakët e shisheve ose kopsat.
– Luajeni lojën bashkë, herë njëri e herë tjetri.
Loja, përveç argëtimit forcon muskujt, koordinimin, respektimin e
rregullave, rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.
[ngg src=”galleries” ids=”7″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]