Frutat në vjeshtë

Materialet dhe mjetet: fruta sezonale, thikë plastike

Organizimi i aktivitetit: Sot mjafton t’i vendosni frutat ne tavolinë dhe t’i inkurajoni fëmijët qe t’i konsumojnë ato, duke biseduar se sa janë të shëndetshme dhe për vitaminat që i përmbajnë. Mundohuni që pjata me fruta të jenë sa më kreative që fëmijëve t’u ngjallet kureshtja për konsumimin e tyre. Derisa fëmijët konsumojnë frutat kërkojuni që t’ju tregojnë ҫfarë shije kanë, cila po iu pëlqen më shumë, etj.

Më pas, jepni atyre një thikë plastike apo një objekt që të mund ta përdorin si thikë dhe i lejoni t’a presin një prej frutave që keni në shtëpi. Mos e ndihmoni, lejojeni që të provojë vetë.  Për fëmijën më të vogël, vendosni disa fruta në një shportë dhe në tavolinë apo dysheme figurat e tyre, ose vetëm letra me ngjyrat e tyre dhe kërkoni që fëmija t’i bashkojë frutin me ngjyrën ose me figurën.

Sugjerim:

Konsumoni së bashku me fëmijët frutat. Kështu i nxitni që edhe ata të konsumojnë së bashku me ju.