Fjollat e borës
Materialet dhe mjetet: letër e bardhë ose e kaltër, ngjitës letre, ngjitës me shkëlqim.
Zhvillimi i aktivitetit: Tregoni fëmijës tuaj që me ftohjen e kohës vjen edhe bora, që është gëzimi më i madh për secilin fëmijë. Informojeni fëmijën se fjollat e borës janë të gjitha të ndryshme por neve na duken të njëjta. Preni një letër të bardhë apo të kaltër, cilëndo që e keni, në shirita të ngushtë, me gjatësi dhe gjerësi të njëjtë, dhe jepjani fëmijës që të mundohet t’i ngjitë në një pikë të cilën ju mund t’ia bëni me shenjë në mes ku duhet t’i bashkojë katër shirita (sikur në modelin në foto). Pasi t’i ketë ngjitur, i kërkoni që t’i bëjë shiritat edhe me ngjitës me shkëlqim të argjendtë apo çfarëdo që e keni, që fjolla ta fitojë shkëlqimin e akullit.
Fëmija mund të vazhdojë të bëjë fjolla aq sa ju i keni prerë shirita prej një letre.