Bora e krijuar në shtëpi                                                                           

Materialet dhe mjetet: sodë bikarbonati, losion për trup apo zbutës për flokë.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot ju nevojiten vetëm dy përbërës që ta krijoni borën artificiale dhe t’ia mundësoni fëmijës tuaj që të kënaqet duke luajtur me të. Merreni një enë të thellë dhe mbushni tre filxhanë me sodë bikarbonati dhe ia jepni fëmijës që t’i derdhë në enën e thellë, pastaj e mbushni gjysmë filxhani losion apo zbutës për flokë dhe ia jepni fëmijës ta derdhë në enën e thellë. Më pas e përzieni deri sa masa të jetë e përzier mirë dhe gjithashtu mund të hidhni edhe pak shkëlqim që bora të bëhet më e bukur. Derdheni këtë masë në një tepsi dhe lejojeni fëmijën qe t’i fusë duart në këtë masë dhe të luajë e të kënaqet duke bëre topa bore.

Pasi fëmija të dojë ta ndërpresë lojën, futeni masën në një qese najloni që ta ruani për ditët në vijim.