Fillojmë t’i pastrojmë dhëmbët

Zhvillimi i aktivitetit: Kur fëmija është i vogël, merrni një leckë të lagur të butë dhe fërkojani lehtësisht mishin e dhëmbëve si dhe gjuhën e tij/saj.

Me daljen e dhëmbëve dhe rritjen e fëmijës ju mund t’i ofroni fëmijës një furçë të vogël dhe ta lejoni që të eksplorojë përdorimin e saj. Ju mund t’i ofroni shembullin tuaj se si lahen dhëmbët si gjatë kohës në mëngjes dhe në mbrëmje duke e ndihmuar që të prezantohet me rutinën e pastrimit të tyre.