Festojmë ditën e Tokës
Dilni me fëmijët në natyrë (në oborrin e shtëpisë) dhe kërkojuni atyre që të vëzhgojnë gjithçka dhe sigurisht që edhe të luajnë dhe të kënaqen.
Në shtëpi u tregoni se sot është dita e Tokës dhe lidhur me këtë ju së bashku do të mund t’i bëni aktivitetet si në vijim:
– Mund të bëni një projekt të përbashkët për ruajtjen e Tokës.
– Mund ta ngjyrosni figurën e globit.
– Mund ta krijoni globin nga kapakët e shisheve me ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër.
– Mund të krijoni pemë me kapakë të shisheve, pambuk apo me çfarëdo materiali tjetër.
– Mund ta krijoni globin me plastelinë/brumë.
– Mund të lexoni së bashku ose ta shpikni një tregim për Tokën dhe ruajtjen e saj.
– Mund t’i tregoni njëri-tetrit çfarë duhet të bëjë secili prej nesh që ta ruajë Tokën/globin.
– Mund të këndoni ose të mësoni një vjershë të vogël për Tokën së bashku, si kjo në vijim p.sh.:
Është 1 e tjetër s’ka
Mbushur plot me bukuri,
Unë e ti e të gjithë bashkë
Ia shtojmë jetën e begatinë.