Emitojmë kafshët
Në një kuti i vendosim disa figura të kafshëve.
Mund ta merrni edhe një libër me kafshë.
Lojëra me kafshë mund të gjeni edhe në internet.
– Lëreni fëmijën ta zgjedhë një figurë dhe më pas kërkojini që të bëjë sikur kafsha që është në figurë, le ta imitojë zërin, t’i imitojë lëvizjet dhe gjithçka tjetër që fëmija di.
– Fëmija le ta bëjë këtë për të gjitha figurat që janë në shportë.
– Ju mund edhe t’i sfidoni fëmijët duke u treguar se si duket një kafshë, si bën, çfarë na jep dhe fëmija duhet ta gjejë.
– Ju mund t’i prisni figurat e kafshëve në disa pjesë dhe më pas fëmijët duhet t’i bashkojnë pjesët, ta gjejnë cila kafshë është dhe si bën ajo.
– Ofroni fëmijëve edhe disa forma të kafshëve në letër të bardhë dhe fëmija le t’i ngjyrosë ato.
Aktiviteti zhvillon imagjinatën, të menduarit, komunikimin dhe motorikën.
[ngg src=”galleries” ids=”6″ display=”basic_thumbnail” thumbnail_crop=”0″]