Loja me enigma (puzzles)

Sa ju pëlqejnë lojrat me enigma/puzzles?

Për fëmijët këto janë ndër lojrat e tyre më të preferuara, prandaj: krijoni lojra me enigma/puzzles me figura të ndryshme prej letre ose çfarëdo materiali që e keni në shtëpi e që nuk e përdorni më. 

Pritini në pjesë të çuditshme dhe kërkoni nga fëmijët që ta  gjejnë formën e tyre të vërtetë. Shembull: 

– Figura të ndryshme  apo foto nga vende të ndryshme.

– Çorape të vjetra me ngjyra.

– Bluza që fëmijët nuk i veshin më.

– Kuti të qumështit. 

– Lëkura e portokallit. 

– Një patate të madhe të prerë në pjesë të ndryshme.

Ju mund ta vështirësoni lojën duke i prerë herën e parë në tre ose katër pjesë e pastaj në më shumë pjesë [8 – 12].