Eksplorojmë gishtat e duarve
Materialet dhe mjetet: ngjyrë, letër, marker.
Zhvillimi i aktivitetit: Flisni me fëmijën se si të gjithë ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, duke përfshirë këtu edhe gishtat e duarve tona! Secili gisht është i veçantë në mënyrën e vet.
Lyejini gishtat me marker apo ngjyra uji ose ngjyra gatimi [që lahen lehtë] ose edhe tërë dorën dhe vendoseni në letër për të lënë gjurmë. Vëzhgoni gjurmën dhe diskutoni çfarë po shihni. Si janë të gjithë gishtat të njëjtë, dhe si dallojnë ndërmjet vete (të gjithë kanë vija të vogla, janë në një dorë, secili ka formë dhe madhësi të ndryshme, etj.) Provojeni këtë edhe me gishtat e këmbëve. ?
Pastaj mund ta përdorni një laps apo marker për të bërë forma të ndryshme nga gjurmët e gishtave.