Kujdesi për duart
Materialet dhe mjetet: letër, gërshërë, dorëza.
Zhvillimi i aktivitetit: Derisa e bëni këtë aktivitet përmes të cilit fëmija praktikon shkathtësinë e prerjes më gërshërë, bisedoni lidhur me rëndësinë që ka prerja e thonjve në mbajtjen e higjienës së duarve. Mbushni një dorëz me oriz, misër, fasule, apo ujë, apo thjeshtë fryjeni atë, dhe ngjitni në maje të gishtave letra, pastaj jepini fëmijës një palë gërshërë të sigurta që të bëjë sikur po i pret thonjtë.