Eksperimenti me topat e akullores

Sodë buke dhe pak ujë i bëni  së bashku dhe formoni një masë e cila mund të bëhet e ngurtë.

Me masën fëmija krijon toptha. Në mes të topthave mund të vendosi gjethe, lodra të vogla, një bonbon,  apo gjëra të tjera që doni që fëmija juaj ti zbulojë.

Masën e vendosni në frigorifer që të  qëndrojë pak në mënyrë që të ngurtësohet.

Më pas, mbi  këto toptha, fëmija me ndihmën tuaj, hedh disa pika të uthullës së gatimit. Fëmija do të shikojë se si pikat e uthullës krijojnë  shumë shkumë dhe kënaqësi të pafundme për fëmijën tuaj. Pikat e uthullës do ti shkrijnë topthat duke zbuluar më pas atë që fshihet brenda tyre.