Dua të fluturoj…

Materialet dhe mjetet: letër kartoni, letër e bardhë, letra me ngjyra, ngjitës gërshërë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Është mirë të fillohet me një gjëegjëzë “Një zog i hekurt në qiell fluturon, lart përmbi re pas vete tym lëshon”(aeroplani). Bashkëbisedoni me fëmijën se si fluturon aeroplani?  Kush e drejton aeroplanin? Ku duhet të shkojmë për të hipur në aeroplan? Çfarë duhet të kemi me vete? sa është i madh një aeroplan? pse kur e shohim aeroplanin në qiell na duket i vogël? Etj. pyetje që nxisin të menduarit kritik të fëmijës.

 Letra e kartonit thyhet në mes, e cila më pas mbulohet me letër të kaltër pjesa anësore dhe pjesa e poshtme me letër ngjyrë hiri. Në një letër të bardhë, prindi apo kujdestari vizaton vija rrethore të cilat më pas fëmija i pret duke u munduar që gërshërët të jenë mbi vijën e vizatuar gjatë prerjes.  Fillimi i rrugës (letrës së prerë) ngjitet me ngjitës nga pika fillestare ku do të nis fluturimin aeroplani, dhe fundi i rrugës ngjitet tek pjesa e ngritur e letrës së kartonit, në kaltërsinë qiellit. Edhe aeroplani punohet sipas modelit të dhënë me letër të thjeshtë dhe ngjyroset sipas dëshirës së fëmijës. Dielli, retë, malet etj. vizatohen apo modelohen me letër e materiale të ndryshme sipas dëshirës dhe materialeve që janë në dispozicion.

Pasi të përfundoj e gjithë puna, fëmija me aeroplan do të ndjek rrugën e fluturimit deri në qiell dhe do të kthehet përsëri në tokë. Pyeteni fëmijën se si u ndjeve derisa ngjiteshe lartë? Dhe si u ndjeve derisa ateroje? Etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.