Fluturakja ime

Materialet dhe mjetet: letra me ngjyra, pip lëngjesh, gërshërë, ngjitës etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Merret një letër me ngjyrë në formë katrore dhe mbështillet për  pipin e lëngut dhe më pas largohet pipi. Një letër në formë trekëndëshi mbështillet për gishti për të formuar konin i cili ngjitet tek cepat dhe pritet me gërshërë për të fituar një kon të rregullt. Pipi nga letra pritet me gërshërë në disa fije të cilat shtypen në formë ylli, u vendoset ngjitës dhe futen në brendinë e konit. Dy letra palosen në formë trekëndëshi dhe ngjiten me ngjitës për pipin për të formuar krahët e fluturakes. Pasi të përfundoj punimi i fluturakes, fluturakja mund të provohet të fluturoj duke futur pipin e lëngut i cili është përdorur në fillim në fluturake dhe duke e fryrë fluturakja do të shkëputet dhe do të fluturoj. Fluturakja më mirë është të provohet në oborr, kopsht por mund të provohet edhe në hapësira të brendshme.