E mbajmë ekuilibrin
Sot ju duhen: një shishe e madhe uji e mbushur me rërë, një copë dërrasë ose një tepsi e madhe, ju duhen disa toptha të vegjël prej letre, ose disa lodra të vogla të fëmijës ose edhe disa copa materiali të cilat mund t’i prisni nga një veshje e vjetër dhe ju duhet një kuti këpucësh e fëmijëve.
– Dërrasën ose tepsinë e madhe vendoseni mbi shishen e ujit të mbushur me rërë dhe kështu e keni krijuar një Fëmija duhet të qëndrojë mbi të pa u rrëzuar, le ta provojë këtë disa herë, dhe edhe nëse rrëzohet mos e ndihmoni….ai/ajo do t’ia dalë vetë.
– Ju mund ta vendosni edhe një dërrasë mbi dysheme jo më të lartë se 8-12 cm dhe fëmija mund të ecë nëpër të deri sa ta kalojë atë pa u rrëzuar.
– Me një fjongo, llastik ose rrip, lidheni kutinë e këpucëve rreth mesit të fëmijës pasi ta keni mbushur me toptha të vegjël ose me lodrat e vogla të fëmijës apo edhe me copat e materialit. Fëmija duhet t’i zhvendosë ato nga kutija vetëm duke kërcyer.
Provoni ta bëni edhe ju të njëjtën; loja është shumë argëtuese dhe fëmijët i sfidojnë muskujt e mëdhenj dhe koordinimin.