Eksperimenti me topat e akullores
Sodë buke dhe pak ujë i bëni së bashku dhe formoni një masë e cila mund të bëhet e ngurtë.
Me masën fëmija krijon toptha. Në mes të topthave mund të vendosi gjethe, lodra të vogla, një bonbon, apo gjëra të tjera që doni që fëmija juaj ti zbulojë.
Masën e vendosni në frigorifer që të qëndrojë pak në mënyrë që të ngurtësohet.
Më pas, mbi këto toptha, fëmija me ndihmën tuaj, hedh disa pika të uthullës së gatimit. Fëmija do të shikojë se si pikat e uthullës krijojnë shumë shkumë dhe kënaqësi të pafundme për fëmijën tuaj. Pikat e uthullës do ti shkrijnë topthat duke zbuluar më pas atë që fshihet brenda tyre.