Ngriva-shkriva

Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet e zhvillon koncentrimin në ritmin që e jep udhëheqësi i aktivitetit. 

Ky aktivitet zhvillohet duke kërkuar nga fëmija që t’i përcjellë lëvizjet sipas ritmit të muzikës.

Lëshohet muzikë për fëmijë dhe fëmija bën lëvizje sipas muzikës. Kur muzika të ndalet, fëmija do të bëhet sikur është i ngrirë. Loja vazhdon duke i ndërruar rolet, por edhe duke e ndërruar muzikën sipas dëshirës (më ritmike, më të shpejtë, më të ngadalshme, etj.)

Më pas bëni një eksperiment me fëmijën. Merreni një shishe me ujë dhe së bashku me fëmijën shikoni se si lëvizë uji në shishe.
Më pas shishen vendoseni në frigorifer në temperaturë minus 0 që shishja të ngrihet. Së bashku, pas disa orëve shikoni se si uji ka marrë një dukje ndryshe dhe nuk lëviz. Lejoni fëmijën të tregoje se si ka qenë uji më parë e si duket më pas.