Instrumenti muzikor nga natyra
Së bashku me fëmijët dilni në natyrë, në oborrin tuaj apo në lagjen tuaj dhe mbledhni guralec të vegjël në një qese, disa guralec më të mëdhenj në qesen tjetër dhe po ashtu edhe pak dhe ose rërë në qesen e tretë.
Me këto mjete do ta përgatisim instrumentin muzikor nga natyra.
Në vazhdim ju duhet një apo disa kartona të letrave të harxhuara të banjos, një letër dhe një ngjitës. Ua demonstrojmë fëmijëve punën që do ta bëjnë për ta krijuar instrumentin me materiale nga natyra. Fillimisht një pjesë të letrës së banjos e mbështjellim me letër të bardhë dhe e ngjesim për ta mbyllur vrimën në një anë dhe vendosim në të guralecët e vegjël, më pas e mbyllim vrimën dhe e ngjesim mirë mbi dhe. Lëvizja e gurëve brenda bën një zhurmë e cila mund të përdoret si ritmike dhe kur kombinohet edhe me insrumentin të cilin brenda do ta mbushni me rërë dhe tjetrën me guralec pak më të mëdhenj, do të kemi tinguj të ndryshëm, me ç’rast edhe mund ta krijoni orkestrën familjare.