Vizatimi shqisor

Kjo lojë kërkon aktivizimin e shqisave të prekjes dhe rezultati do të jetë mjaft zbavitës (qesharak).

Në mur apo në derë e ngjesim një letër të bardhë në lartësi sa mund ta mbërrijë fëmija që të ngjyrosë. Ia japim lapsin fëmijës dhe udhëzimi është i thjeshtë: ‘Unë do të vizatoj pas teje në një letër në shpinën tënde, dhe ti vazhdo vizato atë që ndjen në letrën e bardhë. Mos shiko prapa sepse rregulla e lojës është që vetëm atë që e ndjen ta vizatosh’.

Prindi në letrën e bardhë të ngjitur pas shpinës së fëmijës vizaton diçka që ka në natyrë dhe i tregon fëmijës që po vizatojmë diçka që ka në natyrë: pemën, lulen apo gjethet.

Në fund krahasoni vizatimet që të shihni rezultatet qesharake dhe ndryshimet mes vizatimeve. Ia vlen ta provoni.