Dielli është i zjarrtë

Fëmijët janë shumë kureshtar, pyesin për çdo gjë, shpesh duke na vënë në pozitë të vështirë se si t’u përgjigjemi. Edhe në rastet kur për momentin nuk e kemi përgjigjen mundohemi bashkërisht të vijmë deri te përgjigja e kërkuar, por edhe atëherë kur e kemi përgjigjen e gatshme është më mirë ta ndihmojmë të gjejë vetë përgjigjen duke provuar apo hulumtuar.

Bashkëbisedoni me fëmijën, si është dielli? (forma, ngjyra, nxehtësia), si duhet të vishemi verës? Flisni për gjërat që janë të rëndësishme për ta. Dielli ndriçon tokën, rrit bimët, por gjithashtu duhet të kemi kujdes nga rrezet e diellit sepse mund të na djegin lëkurën. Flisni se si duhet mbrojtur nga dielli ( nuk duhet luajtur kur dielli nxeh shumë, përdorim locion dielli,  kapelë, qëndrojmë brenda apo nën hije kur luajmë etj.)

Zhvillimi i aktivitetit: Merret një letër e verdhë, dy pjata të madhësive të ndryshme. Pjata e vogël për të vizatuar rrethin e diellit, pjata më e madhe për të vizatuar rrethin ku do të priten rrezet e diellit. Pritet me gërshërë rrethi i jashtëm i vizatuar me pjatën e madhe. Nga rrethi i jashtëm me gërshërë priten rrezet e diellit deri te vija e brendshme e rrethit. Dielli nga letra  punohet nga fëmija (nuk ka nevojë për ndërhyrje që t’i ndihmohet sepse fëmija po ushtron përdorimin e gërshërëve dhe përqendrimin për të prerë deri te vija e brendshme dhe njehërit përqendrimin për të çuar punën deri në fund)