Luajmë me top
Zhvillimi i aktivitetit: Në varësi të motit, lojën e sotme me top mund ta luani jashtë në natyrë ose brenda në shtëpi. Ne ju propozojmë ta luani jashtë. Topi mund të jetë i madhësive të ndryshme, me ngjyra, i lëmuar apo edhe me sipërfaqe me therra. Në të gjitha format që ja ofroni fëmijës, ai/ajo do të kënaqet duke luajtur dhe duke mësuar fjalë të reja, sidomos fjalën top. Ju mund të bëni edhe lojë dyshe duke kërkuar që t’ju hedhë topin dhe duke pritur që edhe fëmija ta presë topin që ju ia hidhni. E rëndësishme është ta lejoni t’i eksplorojë format e ndryshme të lojës me top. Në fund, së bashku me fëmijën vendoseni topin në vendin e vet.