Shumëkëmbëshi shumëngjyrësh
Materialet dhe mjetet: letër, ngjyra, lodra apo materiale të tjera me ngjyra të ndryshme.
Zhvillimi i aktivitetit: Ndihmojeni fëmijën tuaj që përmes lojës të zhvillojë të folurit, t’i njohë ngjyrat dhe ta praktikojë numërimin.
Për ta filluar këtë lojë me fëmijën, fillimisht ju duhet ta preni letrën në formë rrethi, qoftë nga letra me ngjyra të ndryshme, apo ta ngjyrosni letrën. Me anë të këtyre letrave, kërkoni fëmijës të ju ndihmojë të krijoni formën e një shumëkëmbëshi. Pastaj mblidhni disa lodra dhe objekte të vogla në forma të ndryshme me ngjyra të njëjta sikur ngjyrat e letrës, dhe kërkoni fëmijës që t’i vendosë objektet mbi letrat duke i përputhur ngjyrat. Së bashku mund të numëroni sa objekte i ka vendosur fëmija juaj të secili rreth letre.
Ju mund t’i ngjisni këta rrathë letre në formë shumëkëmbëshi në një letër të madhe, ose të mos i ngjisni në mënyrë që të mund t’i përdorni sërish.