Çka shkrihet në diell
Materialet dhe mjetet: Një pjatë dhe gjëra shtëpiake (ngjyra, akull, çokollatë, karamele, gjalpë, lodër etj.).
Zhvillimi i aktivitetit: Që fëmijët të marrin një ndjenjë të vërtetë të eksperimentit, përdorni një tabaka normale, ose mbajtës të kifleve që përmbajnë substanca që shkrihen. Gjëra që shkrihen në diell, p.sh. ngjyra, akull, karamele, gjalpë, çokolatë, gjëra që shkrihen pjesërisht, si lapsa dhe qirinj si dhe gjëra që nuk shkrihen, p.sh. lodra lego, gomë të vogla. Sigurohuni që dielli po shkëlqen (sa më nxehtë aq më mirë) dhe vendosni tabakanë jashtë në rrezet e diellit. Bëni një diskutim me fëmijët dhe kërkojuni që t’ju tregojnë se cilat sende mendojnë që do të shkrihen dhe cilat nuk do të shkrihen. Lërini fëmijët të kuptojnë se cilat sende shkrihen nga rrezet e diellit, cilat pjesërisht e cilat nuk shkrihen fare. Kjo është një eksperiencë shumë e mirë për fëmijët tuaj që të kuptojnë se çka shkrihet në diell dhe çka nuk shkrihet.