Vajza me flokët nga bari dhe kurorën me lule
Fëmijët e moshës 3-4 vjeçare nuk arrijnë t’i vizatojnë mirë fytyrat e njerëzve, e më së shumti e kanë problem t’i vizatojnë flokët bukur. T’i mësojmë që përveç lapsit mund ta përdorin edhe barin, gjethet dhe lulet duke i ngjitur për t’i bërë flokët në vizatimin e tyre. Ndihmoni fëmijët tuaj gjatë vizatimit nëse ka nevojë, por në vazhdim lejoni ta shprehin kreativitetin e tyre me gjësendet që mbledhin në natyrë për t’i zbukuruar flokët e vajzës.