Çadra magjike
Materialet dhe mjetet: Pjata letre/plastike, laps, ngjyra, gërshërë dhe gomë
Zhvillimi i aktivitetit: Aktiviteti për sot është të krijojmë çadrën magjike si e mendon dhe e imagjinon fëmija. Marrim një pjatë letre të cilën, me ndihmën e prindit / kujdestarit, e presim me gërshërë në mes në dypjesë të barabarta, njërën nga gjysmat e ruajm për pjesën e lart të çadrës, ndërsa me gjysmën tjetër të pjatës së prerë do ta bëjmë mbajtësen e çadrës. Marrim njërën pjesë të prerë të çadrës dhe me laps vizatojmë figura të ndryshme, siç i dëshiron fëmija, pastaj me ngjyra i ngjyros ato figura sipas dëshirës. Nëse fëmija dëshiron që çadra e tij / saj të jetë më e veçantë, ai / ajo mund të përdorë edhe material tjetër. Duke punuar çadrën bisedojmë me fëmijën rreth çadrës, si për shembull: përse na shërben çadra, çfarë ngjyra kanë çadrat e antarëve të familjes, a janë të një madhësie të njëjtë, po formën a e kanë të njejtë, etj.