Dora e gjyshit & gjyshes

Materialet dhe mjetet: letër, laps, ngjyrë.

Zhvillimi i aktivitetit: Uluni së bashku në tavolinë apo në dysheme dhe gjyshi/ja le t’i tregojë fëmijës se çfarë do të bëjë me dorën e tij/saj. Gjyshi/gjyshja vizaton me laps rreth gishtërinjve. Pastaj fëmija e vendos dorën e saj/tij mbi skicën e dorës së gjyshit/es dhe së bashku skicojnë/vizatojnë dorën e fëmijës. Sipas dëshirës, këtë skicë mund edhe ta ngjyrosni së bashku. Më pas ruajeni apo vareni këtë vizatim në një vend të dukshëm ose mbajeni si kujtim në kornizë. Derisa gjyshërit skicojnë dorën, flasin me fëmijën se si ndryshon dora e tyre nga ajo e fëmijës. Cila është dora më e madhe, dora me rrudha apo e lëmueshme, etj.

Një ide tjetër është ta bëni gjurmën e dorës së gjyshit/es me ngjyrë të kuqe ose të verdhë. Pasi të thahet, mbivendosni gjurmën e dorës së fëmijës duke përdorur ngjyrë tjetër, p.sh. të kaltër ose të gjelbër.