Komposto frutash për gjyshen

Zhvillimi i aktivitetit: Nëse jetoni me gjyshërit e fëmijëve tuaj, ky aktivitet u dedikohet fëmijëve dhe gjyshërve, për ta përgatitur së bashku. Nëse nuk jetoni me gjyshërit, atëherë fëmijët të përgatisin me prindërit komposton për t’ua dërguar atyre dhuratë.

Mjafton që fëmijët t’i mësojmë që pemët e prera në copa të vogla duhet t’i shpërlajmë mirë me ujë, e në këtë pjesë ata mund t’ju ndihmojnë, dhe me pas i vendosni në një enë për t’i zier. Tregoni fëmijëve që duhet t’i ziejnë 10 minuta dhe matni me ta kohën me orën e telefonit pasi e kanë më të lehtë ta përcjellin kohën me “timer”. 

Pas 10 minutash zierje, shtoni pak sheqer dhe kompostoja është gati për ta shijuar me gjyshërit, si një pije e shëndetshme.