Kush e tërheqë shiritin

Materialet dhe mjetet: shirit ngjitës me ngjyra.

Zhvillimi i aktivitetit: Koha e kaluar me gjyshërit është nga më të mirat për fëmijën. Luani së bashku sot. Ngjiteni së bashku me fëmijën një shirit ngjitës me ngjyra ose të bardhë [çkado që keni në shtëpi] në një sipërfaqe të rrafshët si tavolinë, dysheme, në kuzhinë, në dollap, etj. Tregoni fëmijës se si ta ngjesë një copë shirit. Pritini copa të vogla të shiritit ngjitës dhe jepjani fëmijës një nga një dhe lëreni t’i ngjesë. Në fillim, vetë procesi i ngjitjes do të jetë i mjaftueshëm, pastaj përpiquni ta mahnitni fëmijën duke e tërhequr shiritin nga sipërfaqja ku është ngjitur. Bëjeni këtë me radhë dhe kënaquni e përgëzojeni kur arrin ta heqë shiritin.