Buqetë verore
Pavarësisht kohës, vishini fëmijët me veshje të përshtatshme që të mund të luajnë e të lëvizin rehatshëm dhe shkoni bashkë në parkun e qytetit, në oborr apo në fshat….
Lejojeni fëmijën të vrapojë, të kërcejë e të luajë në park vetëm apo edhe me fëmijët e tjerë.
Më pas kërkojini që të mbledhë lule nëpër mjedisin ku ndodhet (në park, në oborr, etj.).
Kur të ktheheni në shtëpi, i kërkoni që lulet t’i bëjë në formën e një buqete.
Ju mund t’i ofroni karton me vrima në forma në ndryshme, dhe në këto vrima fëmija t’i vendosë bishtat e luleve.
Ju mund t’i ofroni edhe një letër ose karton në të cilin janë të vendosura horizontalisht disa fije peri dhe fëmija duhet të mundohet që t’i fusë lulet nëpër hapësirat ndërmjet penjëve.
Nëse keni një shportë me vrima, fëmija mund ta provojë t’i vendosë bishtat e luleve nëpër këto vrima dhe buqeta do të dalë shumë e bukur.
Fëmija mund t’i mbledhë edhe disa gurë të sheshtë dhe t’i vendosë lulet si flokë apo si mjekër nëpër këta gurë.
Përgëzojeni fëmijën për përpjekjet që i bën.