Lejleku im
Materialet dhe mjetet: Letra të thjeshta apo gazeta.
Zhvillimi i aktivitetit: Lejleku është një shpend i cili jeton në vende të nxehta dhe shtegton gjithmonë kur koha fillon të ftohet, e pasi koha ka filluar të ngrohet në vendin tonë, le t’u tregojmë fëmijëve se ku preferon të qëndrojë lejleku. Ai preferon të qëndrojë afër lumenjve apo në çati, në përgjithësi në vende të larta.
Kështu, le të marrim letra të thjeshta, qoftë edhe ato që nuk i përdorim më. Le t’i lejojmë fëmijët që vetë të vizatojnë një çati dhe ta ngjyrosin atë me ngjyrat që preferojnë, pastaj le të marrin fletën dhe ta rrudhosim atë me dorë, duke u munduar t’i japin formën e topit, dhe duhet t’i bëjnë dy të tilla. Me ngjitës të thjeshtë e vendosni në letër, pastaj i tregoni fëmijëve se ata duhet t’i vizatojnë edhe këmbët e gjata sepse lejleku ashtu i ka, sikur edhe sqepin dhe qafën.
Gjatë kohës që e bëni aktivitetin, flisni me fëmijët tuaj dhe tregojuni se çfarë shpendi është lejleku dhe se cilat janë karakteristikat e tij.