Një pemë me zogj

Materialet dhe mjetet: hamer, ngjyra të ujit, brushë, pjata plastike, sfungjer etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Në një hamer vizatohet nga prindi apo kujdestari një pemë e cila ngjyroset nga fëmija. Po ashtu, prindi apo kujdestari vizaton në sfungjer zogj dhe gjethe. Pjatat e plastikës mbushen me ngjyrat e dëshiruara për zogj dhe për gjethe. Fëmija së pari shtyp gjethet në pemë duke e zhytur më parë sfungjerin në ngjyrën e gjelbër. Pasi të thahen gjethet, shtypet figura e zogut. Nëse ka sfungjer të mjaftueshëm për secilën ngjyrë të zogjve vazhdohet të shtypen zogj të tjerë në pemën e zogjve, por në mungesë të sfungjerëve, pas çdo ngjyrosje pastrohet sfungjeri që të jetë gati për ngjyrën tjetër (kujdes, sfungjeri duhet tharë apo shtrydhur mirë që mos të ketë ujë).