Bebet në fermën time

Fëmija sot do të luajë dhe do të mësojë për bebet (të vegjlit) e kafshëve.

Ju, së bashku mund ta shikoni një libër ose një video për kafshët në YouTube.

– Tregojini fëmijës se ashtu sikurse fëmija që ka prindër, ashtu edhe kafshët i kanë prindërit e tyre.

– Përmendni kafshët e fermës njërën pas tjetrës dhe kërkoni fëmijës që të tregojë se si quhet bebja (i vogli) e tyre. Udhëzojeni dhe ndihmojeni ta thotë me saktësi emrin e çdo kafshe të vogël.

– Ju mund ta ofroni një fletë pune në të cilën fëmijët mund t’i lidhin  kafshët bebe me prindërit e tyre.

– Fëmijët numërojnë sa kafshë janë dhe çfarë ngjyre kanë.

– Po ashtu kërkoni nga fëmijët që t’i bëjnë dallimet ndërmjet kafshëve dhe bebeve të kafshëve: më e madhe, e vogël, më e vogël, etj. 

– Ju mund ta zgjeroni lojën dhe të provoni të gjeni se me çfarë ushqehet secila kafshë.