Bebet në fermën time
Fëmija sot do të luajë dhe do të mësojë për bebet (të vegjlit) e kafshëve.
Ju, së bashku mund ta shikoni një libër ose një video për kafshët në YouTube.
– Tregojini fëmijës se ashtu sikurse fëmija që ka prindër, ashtu edhe kafshët i kanë prindërit e tyre.
– Përmendni kafshët e fermës njërën pas tjetrës dhe kërkoni fëmijës që të tregojë se si quhet bebja (i vogli) e tyre. Udhëzojeni dhe ndihmojeni ta thotë me saktësi emrin e çdo kafshe të vogël.
– Ju mund ta ofroni një fletë pune në të cilën fëmijët mund t’i lidhin kafshët bebe me prindërit e tyre.
– Fëmijët numërojnë sa kafshë janë dhe çfarë ngjyre kanë.
– Po ashtu kërkoni nga fëmijët që t’i bëjnë dallimet ndërmjet kafshëve dhe bebeve të kafshëve: më e madhe, e vogël, më e vogël, etj.
– Ju mund ta zgjeroni lojën dhe të provoni të gjeni se me çfarë ushqehet secila kafshë.