Bashkojmë tërësinë e flamujve
Materialet dhe mjetet: Fletë, ngjyra, gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Në fletë të vogla vizatoni flamujt e shteteve të ndryshme si më poshtë, dhe më pas lejoni fëmijën të ngjyrosë sipas shembullit që ju i tregoni nga telefoni. Flisni për ata flamuj dhe tregoni që çdo vend ka flamurin e vet me ngjyra specifike. Shpjegoni që do të shtoni edhe flamurin kombëtar dhe flamurin e Kosovës në këtë aktivitet. Më pas, fëmija duhet që çdo flamur ta presë në mes në mënyrë të barabartë, e këtu i ndihmoni duke bërë vija në mes. Këtë aktivitet e shndërroni në lojë kur i përzieni të gjithë flamujt dhe copat e prera, dhe loja ka për qëllim të bashkojë tërësinë e flamujve të përgjysmuar. Është mirë që fëmija këtë lojë ta përsërisë edhe me anëtarët tjerë në familje, duke treguar se ka krijuar vetë një lojë nga fillimi deri në fund. Në foto keni shembull flamurin kombëtar, por në modelin e njëjtë realizoni edhe flamurin e Kosovës.