Bashko të njëjtat
Materialet dhe mjetet: Gota letre apo plastike, në mungesë të tyre, mund të vizatojë në copa të vogla letre.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi vizaton në fundin e gotës së kthyer mbrapsht forma gjeometrike, numra, forma të ndryshme, si zemra, ylli, etj. Për secilën prej tyre bënë nga dy, në mënyrë që fëmiu të mund të bëjë bashkimin e tyre. Në mungesë të gotave, mund të krijohen karta të vogla. I vendosen në tavolinë dhe i kërkohet fëmiut të bëjë bashkimin e figurave të njëjta. Prindi me qëllim duhet të vendosë dy figura të cilat janë ndryshe dhe nuk mund të bashkohen. Kur është duke luajtur fëmiu, këshillohet që prindi me qëllim të bashkojë gotat me figura të ndryshme, për të nxitur fëmijën që të gjejë gabimin. Ky aktivitet është mjaft i pëlqyeshëm për fëmijët.