Unë dalloj

Materialet dhe mjetet: fletë të bardha, marker, gërshërë, fletë me ngjyra, ngjitës, ngjyra të drurit, pulla dhe materiale të tjera që i keni në shtëpi.

Aktiviteti: Sot së bashku me fëmijen do të zhvilloni një bisedë e cila e lejon fëmiun të bëjë dallimin me të tjerët apo dhe të ngjashmet me ta, ndërkohë kërkoni që keto dallime dhe ngjashmëri t’i bëjë edhe midis dy kafshëve dhe sendeve. Kërkoni nga fëmiu i juaj që të zgjedhë një person në familje (prind, vëlla, motër, shok/shoqe), dhe të gjejë ndryshimet dhe ngajshmëritë në mes tij/saj dhe personit që zgjedhë. Nxiteni fëmiun që mos të mbetet vetëm në karakteristikat fizike por edhe në ngjashmëritë dhe dallimet në personalitet, apo angazhimet e tyre, psh. unë shkoj në shkollë, mami shkon në punë.

Ndërkohë kërkoni që fëmiu të vizatojë në mënyrën e tij/saj dy kafshët e preferuara dhe të tregojë se cilat janë ngjashmëritë dhe dallimet. Sigurisht fëmiu do të ketë nevojë që të ndihmohet, sidomos në mënyrën e ushqyerjes dhe të jetuarit të kafshëve.

Ky aktivitet përsëritet edhe për dy sende të cilat janë në shtëpi, psh. dollapi dhe tenxherja, etj.

Mundohuni të prezantoni fakte të reja për fëmiun, sidomos kur flisni për dallimet.