Përralla e pranverës
Zhvillimi i aktivitetit: Sot e fillojmë muajin me përrallën e pranverës, që t’i informojmë fëmijët pse në mars çelin lulet, pse është toka me më shumë begati dhe fëmijët gëzohen. Filloni të lexoni përrallën me fëmijën tuaj.
Na ishin njëherë 12 shoqe dhe shokë të ngushtë që ishin shumë të dashur mes vete, ata i kishin emrat: Janar, Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor. Secili prej tyre kishte diçka që e bënte të veçantë. Secili shok dhe shoqe kishte shumë dëshirë të tregonte se çka i pëlqente më shumë. Kur Janari dhe Shkurti folën, treguan që ata e duan shumë borën dhe sjellin borë për fëmijët anë e mbanë botës, Marsi pak u mërzit sepse borën e shkrin Marsi dhe nuk i lejon fëmijët të luajnë më me të. Më pas Prilli i tha: o Mars, po ti je më i mirë se Janari dhe Shkurti, trego se sa shumë lule na sjell ti, trego si na nxeh më shumë dielli. Marsi buzëqeshi dhe tha: po, është e vërtetë, unë e shkrij borën por nuk i lejoj fëmijët të mërziten, ata me mua ndjejnë kënaqësinë e luleve dhe aromave më të mira gjatë gjithë vitit. Tek unë nuk ka ftohtë dhe shumë shi. Tek unë ka shumë begati dhe të mira. Kështu vazhdoi çdo shok dhe shoqe që të tregojnë të mirat që i kanë dhe si i kënaqin fëmijët.
Vazhdoni me pyetjet, cili muaj të pëlqen më tepër ty?