Ariu i uritur
Materialet dhe mjetet: Fletore vizatimi, gërshërë, laps, jastëk
Zhvillimi i aktivitetit: Tregoni fëmijës suaj që ariu është kafshë dimërore e cila gjatë dimrit ha shumë pak ushqim pasi bora mbulon malet dhe nuk mund të gjejë ushqim.
Flisni për ushqimet e preferuara të ariut dhe ndërkohë tregoni fëmijës që ariu polar ha peshk dhe e do shumë.
Vizatoni disa peshq të vegjël sikur në foto dhe preni ata duke i shpërndarë dhe fshehur nëpër dhomë, pastaj kërkoni nga fëmija t’i mbyllë sytë ndërsa ju i fshihni peshqit nga letra në vende të ndryshme të dhomës, që loja të jetë më atraktive. Ndërkohë, në një kuti këpucësh apo karton vizatoni një ari duke ia lënë gojën e hapur sikur në foto.
Filloni lojën me fëmijë. Eja të bëjmë një lojë. Ariu u zgjua nga gjumi i dimrit por është shumë i uritur, duhet ta ushqejmë me peshq, por peshqit janë të fshehur kudo në dhomë. Nën jastëk, nën tepih apo dhe në mes të librave. Kjo lojë do t’i zhvillojë aftësitë e numërimit tek fëmija sepse ju do t’i tregoni sa peshq duhet t’i gjejë nëpër dhomë dhe sa herë që e ushqen ariun ju numëroni bashkë me fëmijën.