Argëtohemi në ujë
Zhvillimi i aktivitetit: Aktivitetet e rutinës ditore të përkujdesjes ndaj foshnjes mund të kthehen në aktivitete argëtuese dhe stimuluese për fëmijën, përveç kohës cilësore që kaloni së bashku. Foshnjat mund të ulen pa mbështetje rreth moshës gjashtë muajshe, dhe ju mund të forconi muskujt e shpinës së tij/saj gjatë kohës së larjes. Uleni foshnjën në vaskë apo legen dhe vendosni disa lodra rreth saj/tij. Vendosni edhe një sfungjer i cili është një lodër shumë e mirë për fëmijët dhe lejojini të luajnë pak me ujë dhe mund t’u tregoni se si t’i përplasin duart në ujë. Bëjeni ju disa herë e më pas fëmija do t’ju ndjekë dhe do ta përsërisë veprimin.