Argëtim në pellgje shiu [opsioni 1]

Zhvillimi i aktivitetit: Nëse keni mundësi, bëni një shëtitje rreth lagjes tuaj pas një dite me shi dhe lejojeni fëmijën të hidhet në pellgje shiu.
Për të shtuar argëtimin hidhuni edhe ju së bashku me fëmijën! Ndonjëherë është ndjenjë e mirë të silleni edhe ju si fëmijë, dhe fëmija juaj do të kënaqet shumë duke ju parë edhe juve të lirë në lojë.
Flisni për atë që ai/ajo mendon se mund të fshihet nën sipërfaqen e pellgjeve. Lërini mendimet kreative të rrjedhin lirshëm dhe inkurajoni fëmijën të thurë një tregim për secilën nga pellgjet në të cilat hidheni.
Nëse nuk keni fat të bjerë shi gjatë kësaj jave, bëni pellgje nga letra të kaltërta. Pastaj merrni çizmet e shiut dhe argëtohuni duke pretenduar se po hidheni në pellg brenda shtëpisë.

 

 

 

 

 

Opsioni 2 [Nëse nuk bie shi]Vëzhgo pemën dhe pikturo atë

Gjatë një shëtitjeje me fëmijën në natyrë, inkurajojeni atë që të vëzhgojë me vëmendje se si duken pemët në vjeshtë. Kur të ktheheni në shtëpi, jepni fëmijës një letër të bardhë, ngjyrë të kuqe, ngjyrë kafe dhe portokalli dhe një tufë brokoli. Udhëzojeni fëmijën që me anë të brokolit ta pikturojë pemën e tij duke rikujtuar pemën që e ka parë gjatë shëtitjes. Përveç brokolit ju mund të përdorni gjithçka tjetër përmes së cilës fëmija mund ta vizatojë pemën [pambuk, kapak,  gjethe, etj].