Argëtim me dritë

Materialet dhe mjetet: një elektrik dore (apo dritën e telefonit).

Zhvillimi i aktivitetit: Luajeni këtë lojë thjeshtë për argëtimin e fëmijës tuaj. Ndriço me anë të elektrikut të dorës pjesë të ndryshme të dhomës: murin, derën, dyshemenë, e të tjera. Secilën herë që ju e ndriçoni një objekt, emërtojeni atë, për shembull: ky është shtrati. Tregoni fëmijës se si ta ndez dhe fikë dritën. Lejojeni atë të ndriçojë objekte të ndryshme dhe t’i emërtojë ato. Po ashtu mund t’i jepni udhëzime duke i thënë “ndriço dyshemenë”, etj. Lojën mund ta bëni edhe nëse dëshironi t’i praktikoni ngjyrat apo format gjeometrike me fëmijën, duke udhëzuar për shembull: ndriço diçka me ngjyrë të kuqe, apo diçka në formë katrore.