Emri im me Joga

Zhvillimi i aktivitetit: Lëvizja është jetë!

Sa më shumë që fëmijët të merren me aktivitet fizik, aq më të mençur e më të shëndetshëm bëhen. Sot, bashkë me fëmijën, shikoni në alfabetin e trupit dhe formoni emrin tuaj duke imituar çdo lëvizje sipas shkronjave të emrit.

Tregojini fëmijës cilat janë shkronjat e emrit të tij/saj një nga një dhe fëmija imiton shkronjën me pozicionin e trupit. E bën këtë deri sa ta krijojë emrin e tij/saj. Edhe ju bëjeni bashkë me fëmijën – ju jeni modeli që ai/ajo kopjon me lehtë.

Provojeni disa herë derisa fëmija t’i bëjë me lehtësi pozicionet sipas shkronjave të emrit.