Materialet e nevojshme: Nuk nevojiten materiale për realizimin e aktivitetit
Aktiviteti: Mundësojuni fëmijëve të gjallërohen në pjesën e aktiviteteve përmes udhëzimeve. Të mbajturit në mend e udhëzimeve të tjetrit në mënyrë të njëpasnjëshme është një aftësi e nevojshme e të kuptuarit në secilën moshë, andaj bëjeni këtë tani përmes lojës.

Shembull: Kërkoni nga fëmija ta bëjë udhëzimin tuaj në tre hapa.
1. Zbath çorapët, 2. merre gotën dhe 3. pije ujin.
1. Rrotullohu, pastaj 2. preke kokën dhe 3. mbylli sytë.
1. Mbylle derën e tualetit, 2. merre telefonin në dhomë, dhe 3. jepja babait telefonin.
Në  rast se fëmija nuk arrin t’i ndjekë udhëzimet me tre hapa, bëjeni fillimisht me dy pastaj edhe me tre.
Në vazhdim, tentoni që t’ia mësoni fëmijës, edhe ai t’ju mbajë juve në lojë në mënyrën e njëjtë, duke ju dhënë nga 3 udhëzime.