1 Qershori – Festa ime
Sot është 1 Qershori. Pindër ose kujdestarë: Mësoni së bashku këngën:
Gjithë fëmijët po këndojnë,
1 Qershori- Festa jonë.
Zemrat tona g’zime plotë,
Shumë dashuri, kudo n’ botë.
La-la -la-la-….re-re-re -re
Me këngë e valle
Festojmë ne.
Do- re- mi- do-re-mi
Paqe n’botë për çdo fëmijë.
*Urime 1 Qershorin
Bisedoni me fëmijët për 1 Qershorin, dhe se si po e kalojnë këtë festë sivjet duke respektuar këshillat e mjekëve.
Që fëmijët të ndjehen afë shokëve dhe shoqeve të tyre, ju mund të bëni së bashku këtë aktivitet:
Merrni një fletë e bardhë të formatit aq sa keni në dispozicion, do të ishte mirë të përdorej e formatit A3, apo një hamer, dhe ngjyra të ujit apo tempera.
Fëmija vizaton në mes të fletës diellin, që e ngjyros me brushë. Më pas e ngjyros dorën e tij/saj me ngjyrat e ujit dhe vendos gjurmën e dorës rreth e qark, sikur dielli. Fëmija, gjatë vendosjes së dorës, përmend emrin e shokut/shoqes dhe ky veprim përseritet për çdo shok dhe shoqe që fëmija dëshiron.
Pas tharjes së punimit, prindi apo kujdestari ua shkruan emrat e fëmijëve dhe kur fëmija të bisedojë në telefon apo në zoom me shokët apo shoqet, ia tregon diellin që ka punuar.