Materialet e nevojshme: nuk nevojiten materiale për realizimin e aktivitetit
Aktiviteti: këndoni këngën e emocioneve për të kuptuar fëmijët çdo lloj emocioni që do t’u vijë në vazhdim. Fëmijët i duan këngët, sepse vet kënga u jep emocione, dhe kështu zhvillojnë aftësi të mira sociale dhe emocionale.
Ata do të mësojnë të ndjekin ritmin e këngës së bashku me veprimet e trupit të tyre dhe shprehjet emocionale.
P.sh.:
Nëse ti je i lumtur përplas duart,
Nëse ti je i pikëlluar preke kokën
Nëse ti je i lumtur me gishta kërcit
Duke u përsëritur kënga, bëjeni atë gjithnjë e më shpejtë dhe mos u ndalni deri sa të përfundojë e gjithë kënga.