Materialet e nevojshme: letër, ngjyra te ndryshme, gërshërë

Aktiviteti: Zhvillimi emocional në periudhën e fëmijërisë së hershme është më se i nevojshëm. Andaj, le të mësojmë emocionet duke u kënaqur së bashku me fëmijët në lojë. Printojmë copa letre me duar dhe këmbë, duke i përdorur tre ngjyra me qëllim që fëmija të bëjë lidhjen dhe të identifikojë duke mbajtur në mend aktivitetin. Duhet të kemi një person përgjegjës i cili do t’i udhëheqë të tjerët në lojë. Vendosini në tokë letrat e vogla, dhe shpjegojini fëmijës cilat ngjyra përfaqësojnë gjendjen emocionale. Ngjyra e gjelbër përfaqëson ndjenjën e lumturisë dhe gëzimit, ngjyra e verdhë përfaqëson paralajmërimin e rritjes së emocionit për t’u ndjerë i habitur, ndërsa ngjyra e kuqe nënkupton gjendjen emocionale tejet të shqetësuar. Fëmijët do të identifikojnë se cilin emocion do të përjetojnë përmes shprehjeve të fytyrës së tyre. Preferohet të jenë 2-3 persona, për të përjetuar emocionet shumë më tepër. Ky aktivitet do të jetë mjaft interesant për fëmijët e kësaj moshe.