“Thur” gjethet
Zhvillimi i aktivitetit: Të kaluarit sa më shumë kohë jashtë është shumë i rëndësishëm për fëmijën, pasi ai/ajo mund të angazhohet në shumë lëvizje dhe eksplorime të cilat nuk është e mundur të ndodhin në ambient të brendshëm. Një aktivitet tjetër që mund ta bëni gjatë kohës që jeni në natyrë me fëmijën është të thurni duke përdorur gjethet dhe materialin që e gjeni në natyrë. Për ta filluar thurjen, fillimisht krijoni “gjilpërën” duke përdorur ndonjë degëz të vogël dhe lidhur një fije peri ndërmjet dy degëzave. Duke lidhur perin me dy degëza në secilin skaj, kjo bën që mos të bien gjethet nga fija e perit. Pastaj, lejojeni fëmijën të kënaqet duke i futur gjethet nëpër gjilpërën e bërë nga natyra dhe duke i kaluar ato te fija e perit. Aroma, pamja dhe tekstura i ofrojnë fëmijës një përvojë të pasur senzorike. Koordinimi sy-dorë forcohet dhe muskujt e dorës dhe krahut forcohen në të njëjtën kohë. Dhe në fund keni një varëse të bukur të cilën mund ta vendosni në një pemë apo ta merrni me vete në shtëpi.