Çfarë bart me trenin tim?
Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë, ngjyra temper (uji), kapak shishesh, markerë, pjatë plastike etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën se nëse shkon në një vend të varfër ku fëmijët kanë nevojë për shumë gjëra, çfarë do t’u dërgoje? Po nëse kërkohet nga diçka në ditë cilat gjëra do t’ua dërgoje më parë? Pse? etj.
Në një fletë të bardhë vizatohet me laps një vijë e drejtë. Në një pjatë plastike derdhen ngjyrat temper dhe me gisht merret ngjyrë dhe shtypet mbi vijën e vizatuar për të bërë lokomotivën. Nga secila ngjyrë formohen edhe vagonët njëri pas tjetrit. Duke kombinuar ngjyrën e bardhë me shumë pak ngjyrë të zezë pikturohet tymi i lokomotivës. Punimi lihet që të thahet mire dhe me marker u jepet forma e lokomotivës dhe vagonëve. Tek secili vagon vizatohet një send që tregon se çfarë ka në vagon. P.sh. te vagoni i parë një bukë për të treguar se këtu ka ushqime. Tek vagoni i dytë një bluzë, për të treguar se këtu ka veshmbathje, etj.