Kafshët e mija të preferuara.

Materialet e nevojshme: Revista të vjetra ku ka figura me kafshë, apo mund të përdoren fleta të bardha në të cilat vizatohen kafshët e preferuara.

Zhvillimi i aktivitetit: Sot do të flisni me fëmijën për kafshët e preferuara. Për ta ndihmuar bisedën mund të kërkoni që fëmija të përmend pesë kafshë të preferuara dhe të jap arsyet pse i pëlqen apo pse janë të veçanta për të. Më pas ju mund t’i tregoni edhe detaje të tjera rreth kafshëve që fëmija mund të mos i dijë, por që i bëjnë ato të dobishme apo të veçanta. Gjithashtu mund të përdorni video nga youtube për më shumë informacione. Mbasi të keni biseduar kërkoni nga fëmija që t’i vizatojë kafshët  e tij të preferuara dhe t’i ngjyrosë e presë me gërshërë që t’i ngjitë në vagonin e fundit.

Fëmija mund të përdorë edhe kafshë lodra për t’i ngarkuar në vagonin e fundit dhe të këndoj së bashku me prindin ndonjë kënge për kafshët të cilën mund ta gjej prindi në yuotube. Meqenëse është dita e fundit , fëmija me ndihmën e prindit e fotografon trenin e saj/tij dhe mundësisht e vendosni foton në platformën edukimihershem.rks-gov.net