Lëviz si insekt
Zhvillimi i aktivitetit: Sot vëjeni fëmijën tuaj në lëvizje duke përdorur këtë lojë imagjinare. Formoni një kub nga kartoni dhe në secilën anë të kubit vizatoni nga një insekt (p.sh. krimbi, kërmilli, bleta, flutura, mollëkuqja etj.). Kërkoni fëmijës që ta hedhë kubin dhe t’i imitojë lëvizjen e insektit sipas vizatimit që i bie në kub.
Varësisht nga mosha dhe niveli i zhvillimit të fëmijës, ju mund ta bëni fillimisht vetë imitimin dhe pastaj fëmija, ose thjesht lejojeni që t’i bëjë vetë lëvizjet e veta.
Ju gjithashtu mund ta bëni këtë lojë edhe më argëtuese duke shtuar disa elemente. Për shembull imitimin e insektit shoqërojeni me muzikë, dhe në momentin që e ndalni muzikën, kërkoni nga fëmija „të shtanget“ në pozitën që është, pastaj lëshojeni muzikën dhe vazhdoni me lëvizjet.