Bashko rrathët me ngjyrë të njëjtë
Materialet dhe mjetet: fleta të bardha A4, ngjyra, laps, gërshërë etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Në një letër të bardhë A4 vizatohet një katror i madh, apo thyhet letra për të formuar katrorin. Në katrorin e madh vizatohen nëntë katrorë, apo duke e palosur letrën fitohen nëntë katrorë. Pyeteni fëmijën se sa katrorë të vegjël janë brenda katrorit të madh. Me një send në formë rrethi, vizatoni rrethin në mesin e dy katrorëve dhe më pas fëmija i ngjyros me ngjyra të ndryshme. Në një katror me madhësi të njëjtë vizatohen edhe katrorët e vegjël (dhe mund të ngjitet në një letër kartoni që platforma të jetë platforma më e fortë). Fleta me rrathë të ngjyrosur priten në katror dhe më pas bashkohen sipas ngjyrës së njëjtë, duke i vendosur në letrën
tjetër. Loja vazhdon sipas dëshirës së fëmijës.